Telegrafi

Zyrtare: Cuadrado dhe Juventusi së bashku deri në vitin 2022

Juan Cuadrado e ka zgjatur qëndrimin e tij në Juventus deri në vitin 2022.

Bianconerët i kishin filluar bisedimet me lojtarin për rinovim tash e një kohë.

Ai ka treguar formë të mirë duke shënuar 15 gola dhe duke dhënë 28 asistime për Juventusin nga sezoni 2015/16.

Cuadrado është një nga lojtarët me kontribut thelbësor në katër Scudettot e fituara dhe tre Kupat e Italisë.

Kolumbiani ka luajtur edhe për klube si Lecce, Udinese, Fiorentina e Chelsea. /Telegrafi/