Crystal Palace po tregohet aktiv në këtë afat kalimtar.
Pas fjalëve të fundit që klubi anglez ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Juvetusit, Patrice Evra, i cili pritet vetëm të zyrtarizohet, tani ka ardhur edhe një lajm i madh për tifozët e kësaj skuadre.
Kjo pasi, Crystal Palace ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit anësor, Jeffrey Schlupp nga Leicester City, përcjell Telegrafi.
Palace ka nënshkruan kontratë me sulmuesin nga Gana, e cila do ta lidh për katër vite e gjysmë, ndërsa ky transferim raportohet se i ka kushtuar kësaj skuadre plot 12.5 milionë funte. /Telegrafi/