Telegrafi

ZYRTARE: Cristiano Ronaldo nënshkruan me Real Madridin

“Klubi Futbollistik i Real Madridit dhe Manchester Unitedi kanë konfirmuar marrëveshjen definitive për transferimin e lojtarit Cristiano Ronaldo, që do të hyjë në fuqi nga 1 korriku”.

“Lojtari do të jetë te Real Madridi në gjashtë sezonet e ardhshme, ndërsa prezantimi i tij do të bëhet me 6 korrik në stadiumin Saniago Bernabeu”, shkruan në deklaratën zyrtare të Real Madridit.

Kalim i portugezit te Los Blancos vjen pasi Unitedi e pranoi shumën rekorde prej 80 milionë funtesh (93 milionë euro) për shitjen e Ronaldos, ndërsa “Sky Sports” njofton se shuma e plotë e parave do të paguhet përnjëherë pikërisht në ditën kur kontrata hy në fuqi- më 1 korrik.