Telegrafi

Zyrtare: Costa dënohet me katër ndeshje moslojë

Ylli i Juventusit, Douglas Costa, është dënuar me katër ndeshje moslojë për goditjen me bërryl, tentativë goditje me kokë dhe pështyu Federico Di Francescon e Sassuolos.

Braziliani mori karton të kuq në fund të takimit që u fitua nga Juventusi 2-1.

Ai u kap nga kamerat ku pështyu djalin e trajnerit të Romës, Eusebio Di Francescos, ndërsa ishte i përfshirë edhe në një goditje me bërryl, pastaj edhe me kokë.

Prokurori i FIGC-së kishte shikuar pamjet për sjellje të dhunshme, veçanërisht atë me bërryl, duke i dhënë një dënim prej katër ndeshjeve.

Mësohet se Juventusi do të apelojë këtë dënim duke kërkuar uljen e tij.

Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini, është dënuar me një ndeshje shkaku i një fraze blasfemuese.

(Foto: Getty Images)

Ndërkohë, mesfushori i Bolognas. Erick Pulgar është dënuar me tri ndeshje. /Telegrafi/