Lazio ka sjell në radhët e veta dy lojtarë që priten të jenë në formacionin titullar të skuadrës.
Lacialët kanë transferuar edhe zyrtarisht Joaquin Correan e Sevillas dhe si lojtar të lirë, Milan Badeljin.
Dyshja kanë kaluar testet mjekësore dhe tashmë edhe zyrtarisht janë lojtarë të “Biancocelestëve”.
Mesfushori argjentinas ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me lacialët dhe është transferuar për 16 milionë euro.
Kjo do të thotë se ish-lojtari i Sampdorias do kthehet në Serie A dy vjet pasi iu bashkua klubit spanjoll.
Correa shihet si një zëvendësim i drejtpërdrejtë i Felipe Andersonit, i cili u largua italianët për tu transferuar te West Ham United.
Ndërkohë, mesfushori kroat Badelj shkon në Stadio Olimpico në një marrëveshje katërvjeçare.
Ai i bashkohet skuadrës së drejtorit sportiv shqiptar, Igli Tares pasi i kishte përfunduar kontrata me Fiorentinën.
Badelj ishte pjesë e skuadrës kroate që arriti në finalen e Kupës së Botës në Rusi. /Telegrafi/
? BREAKING NEWS ?
? Due novità: @tucu_correa e Milan #Badelj sono ufficialmente due calciatori de #LaPrimaSquadradellaCapitale!
? #WelcomeCorrea
? #WelcomeBadelj➡ https://t.co/iXbe0yL4vY pic.twitter.com/512v9XNmon
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) August 1, 2018