Argjentina dhe Kolumbia do të jenë nikoqir të Kupës së Amerikës që do të mbahet në vitin 2020.
Të dy vendet e Amerikës së Jugut do të organizojnë një turneu me format të zgjeruar, i cili do të përbëhet nga 38 ndeshje, që është 12 më shumë se numri aktual.
Presidenti i Konfederatave të Futbollit të Amerikës Jugore, Alehandro Domingez, tha se një ndryshim i tillë do të sillte më shumë mundësi për fansat.
“Qëllimi kryesor i këtij ndryshimi është që t’i japë më shumë mundësi për të gjithë tifozët, në mënyrë që lojërat e ekipeve kombëtare gjeografikisht të arrijnë tek publiku i Amerikës Jugore. Publiku do të jetë në gjendje t’i shikojnë pesë ndeshjet e ekipeve të tyre kombëtare, të cilat me siguri do të forcojnë spektaklin”, tha Domingez.
Ekipet do të ndahen në dy grupe, kështu që Argjentina, Kili, Uruguai, Paraguai, Bolivia dhe një vend tjetër i ftuar do të jenë në zonën jugore, ndërsa Kolumbia, Brazili, Venezuela, Ekuador, Peru dhe një mysafir tjetër do të garojnë në zonën veriore.
Ndryshe, katër ekipe nga secili grup do të gjenden në çerekfinalen e garës së verës së vitit 2020. /Telegrafi/