Site icon Telegrafi

Zyrtare: Cluj njofton transferimin e Armend Thaqit

Futbollisti kosovar, Armend Thaqi, tashmë është zyrtarizuar si lojtari më i ri i ekipit rumun CFR Cluj. Këtë e ka bërë të ditur vet klubi përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ka qenë vet Thaqi ai i cili pas ndeshjes me Prishtinën në kuadër të Kupës së Kosovës, kishte njoftuar se ajo kishte qenë ndeshja e tij e fundit me fanellën e Ballkanit.

Transferimi i Thaqit ishte një kërkesë e veçantë nga trajneri i Clujit, Dan Petrescu, i cili e deshi atë me ngulm si pjesë të ekipit të tij.

Njoftimi i plotë i Clujit:

Me kënaqësi ju njoftojmë se Armend Thaqi është mbrojtësi ynë i ri i djathtë

Me origjinë nga Kosova, Thaqi deri më tani ka evoluar në vendlindje. Një lojtar me pasime perfekte, Armendi vjen te Gruia nga FC Ballkani, ish-kundërshtari ynë në grupet e Ligës së Konferencës, skuadër për të cilën ka bërë 172 paraqitje, nga të cilat 33 vetëm në kompeticionet europiane, duke shënuar 15 gola dhe duke bërë 36 asistime.

Në vitin 2017, Thaqi mori thirrjen e parë në Kombëtaren e Republikës së Kosovës, duke arritur deri më tani 5️ paraqitje për kombëtaren e vendit të tij.

E mirëpresim në Gruia dhe i urojmë shumë suksese të tjera me ne!

Exit mobile version