Site icon Telegrafi

Zyrtare: City ia vazhdon kontratën Bytyqit (Foto)

Mesfushori i ri i përfaqësuese së Kosovës, Sinan Bytyqi ka vazhduar kontratën me gjigantin anglez, Manchester Cityn.

Sinan Bytyqi ditë më parë pranoi ofertën për të përfaqësuar Kosovën në kualifikimet e kampionatit botëror ‘Rusi 2018’, duke u larguar nga Austria.

Pas kësaj, mesfushori kosovar deklaroi se dëshiron të huazohet për një sezon dikur tjetër që të fitoj përvojë për të ndihmuar ekipin e Guardiolas.

Lexo po ashtu City ia huazon Celinën gjigantit holandez

Por, klubi i sheikëve vendosi që t’ia vazhdoj kontratën duke nënshkruar kontratën e re që do ta mbaj në Angli deri në fund të sezonit 2018/19.

Ndërsa, shoku i tij i skuadrës dhe përfaqësueses, Bersant Celina u huazua në kampionatin holandez te Twente. /Telegrafi/

Exit mobile version