Site icon Telegrafi

Zyrtare: City befason të gjithë me këtë transferim (Foto/Video)

Manchester City ka arritur ta bëjë transferimin e dytë pas atij të Ilkay Gundogan.

Ish-kampionët e Anglisë kanë transferuar mesfushorin australian, Aaron Mooy nga skuadra Melbourne City.

Mooy u transferua nga Melbourne City, skuadër e cila ka pronarin e njëjtë si të Manchester Cityt apo New York City.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

25-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit qendror dhe ofensivë, ndërsa ka pasur një stinor të jashtëzakonshëm në A-Leaguen australiane.

Në 24 ndeshje të zhvilluara, Mooy ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 10 asistime, ndërsa ai është pjesë e rëndësishme edhe e Kombëtares së Australisë.

Mbetet të shihet nëse City do ta mbajë në skuadër australianin për edicionin 2016/17 apo do ta huazojë në ndonjë skuadër tjetër angleze. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=mKhatxxIwZA

Exit mobile version