Klubi anglez, Chelsea është i lirë të transferojë futbollistë nga afati i ardhshëm kalimtar, pasi FIFA ka vendosur t’ia përgjysmojë dënimin.
Chelsea është dënuar në shkurt nga FIFA me një ndalesë transferimesh për dy afatet e ardhshme kalimtare për shkeljen e rregullave rreth transferimit të të miturve.
Dënimi i shqiptuar nga FIFA parashihte që Blutë e Londrës të mos munden të transferojnë lojtarë në afatin e kaluar të verës dhe të dimërit.
Megjithatë, tashmë është vendosur që atyre t’i përgjysmohet dënimi dhe ata do të jenë të lirë të transferojnë lojtarë nga muaji i ardhshëm.
OFFICIAL: Chelsea are free to sign players in January after The Court of Arbitration for Sport halved the club's transfer ban. pic.twitter.com/AB69Ps45bF
— Play Squawka Selector for Free (@Squawka_Live) December 6, 2019
Është Gjykata e Arbitrazhit për Sport ka marrë këtë vendim.
“Chelsea është i lirë të nënshkruajë lojtarë nga janari pasi Gjykata e Arbitrazhit për Sport përgjysmoi ndalesën e transferimit të klubit”, thuhet në njoftim.
/Telegrafi/
BREAKING: Chelsea's transfer ban has been halved, meaning they are free to buy players in January 💸 pic.twitter.com/64jnKqKc47
— B/R Football (@brfootball) December 6, 2019