Chelsea ka njoftuar se ka shkarkuar Graham Potterin nga pozita e trajnerit.
Humbja në shtëpi me rezultat 2-0 nga Aston Villa e mbushi kupën e pronarëve të klubit londinez që shkarkuan anglezin.
“Chelsea FC njofton se Graham Potter është larguar nga klubi. Graham ka rënë dakord të bashkëpunojë me klubin për të lehtësuar një tranzicion të qetë. Në kohën e tij me klubin, Graham na ka çuar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, ku do të përballemi me Real Madridin. Chelsea dëshiron të falënderojë Grahamin për të gjitha përpjekjet dhe kontributin e tij dhe t’i uroj atij mirë në të ardhmen”, thuhet fillimisht në deklaratën e tyre.
“Bruno Saltor do të marrë drejtimin e ekipit si trajner i përkohshëm”.
Pronarët Todd Boehly dhe Behdad Eghbali thanë: “Në emër të të gjithëve në klub, ne duam të falënderojmë sinqerisht Grahamin për kontributin e tij në Chelsea. Ne kemi nivelin më të lartë të respektit për Grahamin si trajner dhe si person. Ai është sjellë gjithmonë me profesionalizëm dhe integritet dhe të gjithë jemi të zhgënjyer nga ky rezultat”.
“Së bashku me tifozët tanë të jashtëzakonshëm, ne të gjithë do të jemi pas Brunos dhe ekipit ndërsa fokusohemi në pjesën tjetër të sezonit. Na kanë mbetur edhe 10 ndeshje në Ligën Premier dhe një çerekfinale e Ligën Premier. Ne do të bëjmë çdo përpjekje dhe përkushtim në secilën prej atyre ndeshjeve në mënyrë që të mund ta mbyllim sezonin në një nivel të lartë”, thuhet më tej në deklaratën e përbashkët të pronarëve të Chelseat. /Telegrafi/
Club statement.
— Chelsea FC (@ChelseaFC) April 2, 2023