Telegrafi

Zyrtare: Chelsea pohon transferimin e Zhirkov

Rusi një kohë të gjatë është lidhur me një kalim në ekipin anglez, ndërsa për të e interesuar ishte edhe Barcelona.

“Ekipi i Chelseat mund të pohojë se është arritur marrëveshje me CSKA Moskën për transferimin e Yuri Zhirkov. Lojtari është në Londër dhe sot do t’i bashkohet ekipit pasi të tejkalojë testet mjekësore dhe të arrijë marrëveshje për kushtet personale”, thuhet në publikimin në ueb faqen e Chelseat.