Telegrafi

Chelsea nënshkruan me Emersonin, por klubi ende nuk e ka bërë zyrtare

Emerson Palmieri e ka kompletuar transferimin nga Roma te Chelsea për 20 milionë euro dhe 6 milionë euro bonuse. 

Klubi ende nuk ka dhënë njoftimin deri në orët e vona të mbrëmjes, por kanë rrjedhur disa foto nga prezantimi i tij.

Mbrojtësi i majtë kishte arritur në Londër gjatë ditës, ku i ka kryer testet mjekësore.

Ai do ta mbajë fanellën me numrin 33 për klubin nga ‘Stamford Bridge’.

Mbrojtësi 23 vjeçar ka vendosur që ta prezantojë Italinë në rrafshin ndërkombëtar, pasi ka rrënjë italiane.

Roma e kishte marr Emersonin nga Santosi në vitin 2015, për ta huazuar një vit pastaj te Palermo.

Conte gjatë ditës së sotme kishte thënë se nuk do të ketë transferim të lojtarit në Chelsea, por ndodhi e kundërta. /Telegrafi/