Telegrafi

Zyrtare: Chelsea huazon Casadein te ish-kampioni i Ligës Premier

Chelsea ka njoftuar se ka huazuar Cesar Casadein te Leicester City deri në fund të këtij sezoni.

Italiani kishte paraqitje mbresël;ënëse në parasezon me Blutë, por që Mauricio Pochettino vendosi se ai ka nevojë për më shumë eksperiencë.

“Mesfushori Cesare Casadei ka përfunduar një transferim huazues për një sezon te skuadra e Championship, Leicester City”, thuhet fillimisht në komunikatën e klubit londinez.

Lexo po ashtu Chelsea arrin marrëveshje me Crystal Palacen për Olise

“Casadei ishte pjesë e skuadrës së Chelseat që udhëtoi në Amerikë këtë verë dhe u paraqit në katër nga ndeshjet tona miqësore gjatë turneut”.

“Përfshirja e tij erdhi pas një paraqitje mbresëlënëse në Kupën e Botës U-20 për Italinë. Casadei ndihmoi vendin e tij të përfundonte si nënkampion dhe përfundoi me Topin e Artë dhe Këpucën e Artë pasi shënoi shtatë gola në shtatë ndeshje”, thuhet më tej në komunikatën e Chelseat. /Telegrafi/