Site icon Telegrafi

Zyrtare: Chelsea dërgon talentin në Ligue 1

Chelsea ka njoftuar zyrtarisht se Angelo Gabriel i është bashkuar Strasbourgut në formë huazimi.

Lojtari shkëlqeu me paraqitjet e tij në parasezon edhe pse iu bashkua klubit në këtë verë, por që Mauricio Pochettino dëshiron që lojtari të fitojë më shumë përvojë.

“Anësori brazilian, Angelo Gabriel, ka nënshkruar një transferim të huazuar për një sezon te skuadra e Ligue 1, Strasbourg”, thuhet në njoftimin e Chelseat.

“18-vjeçari iu bashkua Chelseat në fillim të kësaj vere nga Santos dhe ishte pjesë e skuadrës së parë për udhëtimin tonë parasezonal në Shtetet e Bashkuara. Ai u paraqit në miqësoret kundër Wrexham, Brighton and Hove Albion dhe Fulham”.

“Angelo tani do të vazhdojë zhvillimin e tij në ligën e parë franceze me Strasbourgun, i cili drejtohet nga ish-menaxheri i Nice dhe Crystal Palace, Patrick Vieira”, thuhet më tej në njoftimin e Chelseat. /Telegrafi/

Exit mobile version