Telegrafi

Zyrtare: Chelsea ‘blindon’ trajnerin Thomas Tuchel me kontratë të re

Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht zgjatjen e kontratës me trajnerin gjerman, Thomas Tuchel.

Tuchel u emërua trajner i Bluve në janar dhe udhëhoqi ekipin drejt ngjitjes në tabelën e Ligës Premier në një vend të katërt, duke siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin 2021/22, para se të kurorëzohej fituesit e kësaj gare.

Chelsea nën Tuchel gjithashtu arriti në finalen e Kupës FA ku një gol i vetëm Leicester City i mposhti, por suksesi në Ligën e Kampionëve ka befasuar të gjithë.

Lexo po ashtu Tuchel pret 200 milionë funte nga klubi për transferime, zbulohen edhe tre objektivat kryesore

Pas këtyre rezultateve, Chelsea ka vendosur t’ia zgjasë kontratën Tuchelit deri në vitin 2024, pasi kishte kontratë vetëm edhe për sezonin e ardhshëm.

Është vet klubi anglez që e ka konfirmuar një gjë të tillë me kënaqësi në faqet e tyre zyrtare në internet.

“Klubi i Futbollit Chelsea është shumë i lumtur të konfirmojë që, pas triumfit tonë në Ligën e Kampionëve, kontrata e Thomas Tuchel është zgjatur me dy vjet, siç ishte rënë dakord kur ai u bashkua me klubin”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/