Chelsea ka njoftuar se ka arritur marëveshje me Levi Colwill për vazhdimin e bashkëpunimit.
Mbrojtësi ishte i huazuar sezonin e kaluar te Brightoni, derisa pati paraqitje mbrelënëse, duke bindur Mauricio Pochettinon në këtë para-sezon që ta mbajë në skuadër, duke refuzuar ofetën e Pulëbardhave dhe Liverpoolit.
“Klubi i Futbollit Chelsea është i kënaqur të njoftojë se Levi Colwill ka nënshkruar një kontratë të re gjashtëvjeçare, me një opsion për një vit tjetër, për gjithsej shtatë vjet”, thuhet fillimisht në njoftimin e Bluve.
“Një i dalë nga akademia, i cili filloi të stërvitet me Chelsean në moshën tetë vjeç, Colwill është vendosur si një nga qendërmbrojtësit e rinj të shquar në futbollin evropian dhe këtë verë ndihmoi Anglinë të fitonte Kampionatin Evropian U-21”.
“20-vjeçari ka luajtur gjatë gjithë para-sezonit nën drejtimin e trajnerit Mauricio Pochettino dhe tani ka zgjatur qëndrimin e tij në Stamford Bridge”, thuhet më tej në njoftimin e klubit londinez.
Mbrojtësi ka deklaruar pas vazhdimit të kontratës: “Ka qenë gjithmonë një vendim i lehtë. Ndërsa jam rritur, gjithçka që kam ditur është Chelsea. Unë kam folur me trajnerin dhe ai më ka dhënë siguri, besimin që më duhej. Ai ka folur me mua jo vetëm si lojtar, por si person. Ka bërë një ndryshim të madh”. /Telegrafi/
Here to stay. 🫵 pic.twitter.com/VvhgYBO3I6
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 2, 2023