Skuadra braziliane, Chapecoense është shpallur fitues i Kupës së Amerikës Jugore.
Chapecoense arriti të kualifikohet në finalen e Kupës së Amerikës Jugore, por shkuarja në Kolumbi për t’u ndeshur me Atletico Nacional ishte tragjike, duke iu rrëzuar aeroplani, ku humbën jetën e thuajse e gjithë skuadra dhe stafi, përveç tre futbollistëve të shpëtuar.
Kjo tragjedi preku të gjithë sportdashësit, të cilët u solidarizuan me ta në shumë mënyra, për t’ia zvogëluar dhimbjen familjarëve dhe tifozëve të skuadrës braziliane.
Skuadra tjetër finaliste, Atletico Nacional, me të cilët ka pasur të ndeshet Chapecoense ka vendosur që tua jap titullin e ‘Copa Sudamericana’ në shenj mirënjohje dhe nderimi për këtë skuadër, shkruan Telegrafi.
Pas kësaj, Presidenti i përkohshëm i Chapecoenses, Ivan Tozzo, ka konfirmuar se do të shpallen kampion të Copa Sudamericana dhe do të pranojnë çmimin prej 2 milionë dollarëve.
“CONMEBOL kanë dëshmuar se do të kurorëzojnë Chapecoense si kampionët e Copa Sudamericana”, ka thënë Tozzo për Globo, përcjell Telegrafi.
“Përveç kësaj, klubi do të marrë çmimin prej dy milionë dollarësh. Çdo gjë është konfirmuar. Unë nuk e di nëse do të ketë një ceremoni për të marrë kupën”, përfundoi Presidenti i Chapecoenses. /Telegrafi/