Telegrafi

Zyrtare: Chamakh lojtar i Arsenalit

26- vjeçari ka shënuar 79 gola në 293 paraqitje për Bordeaux, ndërsa Topçinjtë në garën për të kanë mposhtur skuadra si Liverpool, Tottenham dhe Juventus, duke e transferuar marokenin si transfer të lirë.

“Kjo është ëndërr që është bërë realitet dhe kënaqësi që unë iu bashkova Arsenalit. Qëllimi im ishte që të luaja në Ligën Premier dhe Arsenali ishte zgjedhja e zemrës time”, theksoi Chamakh për faqen zyrtare të Arsenalit. /Telegrafi/