Mbrojtësi Trevoh Chalobah ka nënshkruar një kontratë të re katër vjet e gjysmë me Chelsean pas një fillimi mbresëlënës të sezonit, ku ai bëri edhe debutimin e tij me ekipin e parë.
Mbrojtësi i ri, i cili mbushi 22 vjeç në korrik, ka luajtur 10 herë nën drejtimin e Thomas Tuchel deri më tani këtë sezon dhe ka shënuar një gol kundër Crystal Palace në paraqitjen e tij të parë në “Stamford Bridge”.
Lojtari ka luajtur në disa ndeshja pastaj në Ligën Premier.
#️⃣1️⃣4️⃣ pic.twitter.com/KVFIWqareK
— Chelsea FC (@ChelseaFC) November 4, 2021
Kjo erdhi pasi ai debutoi në Superkupën e UEFA-s, ndërsa më vonë debutoi edhe dhe në Ligën e Kampionëve në Torino kundër Juventusit në shtator.
Me nënshkrimin e kontratës së tij të re, e cila zgjat deri në verën e vitit 2026, Chalobah u shpreh i lumtur.
It’s a new deal for Trevoh Chalobah! ✍️
— Chelsea FC (@ChelseaFC) November 4, 2021
“Është një ëndërr për mua të nënshkruaj një kontratë të re afatgjate për klubin tim të fëmijërisë dhe shpresoj që ëndrra të vazhdojë”, deklaroi ai. /Telegrafi/