Telegrafi

Zyrtare: Cesar Azpilicueta zgjat kontratën me Chelsean

Skuadra e pronarit Roman Abramovich ka siguruar shërbimet e spanjollit edhe për katër vjet.

Mbrojtësi i Chelseat, Cesar Azpilicueta ka nënshkruar një kontratë të re katërvjeçare në Stamford Bridge.

Ylli spanjoll ka arritur marrëveshje këtë mëngjes dhe do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2022.

“Unë jam shumë i lumtur që e kam zgjatur qëndrimin tim këtu në Chelsea. Që kur erdha, ndjeva gëzim dhe përgjegjësi për të luajtur në këtë klub. Çdo herë që shkoj në fushë përpiqem të bëj më të mirën”.

“Shpresojmë se do ta dërgojmë Chelsean aty ku i takon. Që kur arrita në vitin 2012, dëshira ime gjithmonë ka qenë që të jap më të mirën dhe të luftoj për këtë klub”, tha ai për ueb-faqen e klubit

Azpilicueta u transferua te skuadra londineze në verën e vitit 2012 – vetëm pasi Chelsea fitoi Ligën e Kampionëve – në një lëvizje prej 9.4 milionë euro nga Marseille.

Reprezentuesi spanjoll deri më tani ka pasur 211 paraqitje për The Blues duke shënuar pesë gola në të gjitha garat. /Telegrafi/