Telegrafi

Zyrtare: Cerci kalon te Hellas Verona

Alessio Cerci është bërë me skuadër të re.

Ai është transferuar te Hellas Verona si lojtar i lirë nga Atletico Madridi.

Anësori italian ka nënshkruar kontratë një vjeçare.

Hellas Verona në sezonin 2017/18 do të bëjë gara në Serie A.

Sezonin e fundit klubi i lartpërmendur përfundoi në vendin e dytë në Serie B. /Telegrafi/