Telegrafi

Zyrtare: Cengiz Under blindohet nga Roma me kontratë të re

Cengiz Under (Foto: AS Roma/Twitter)

Cengiz Under ka nënshkruar zyrtarisht një kontratë të re me Romën, e cila e mban atë në klub deri në 2023.

Vetëm disa orë pas rinovimit të kontratës me talentin Nicolo Zanilo, Roma ka konfirmuar edhe marrëveshjen e zgjatjes së bashkëpunimit me yllin turk.

“Çdo ditë kam ndier më shumë dashuri me këtë qytet, këtë klub dhe këta tifozë. Ky është një moment shumë i lumtur për mua”.

“Dua të falënderoj klubin që më lejoi të arrij dëshirën time dhe të vazhdoj të luaj për AS Roma”, ka thënë Cengiz në llogarinë zyrtare të klubit të tij në Twitter.

Sulmuesi anësor u transferua në Olimpico nga Basaksehir në një marrëveshje prej 14 milionë eurosh dy vjet më parë.

Ai ka shënuar 14 gola dhe ka siguruar 15 asistime në 65 paraqitje për Romën, megjithëse dëmtimet rrënuan ndikimin e tij sezonin e kaluar.

22-vjeçari gjithashtu ka 19 paraqitje për Turqinë, duke shënuar gjashtë herë.

Cengiz ishte lidhur me një transferim gjatë verës tek Everton dhe Bayern Munich, por ai tani do të luajë së paku edhe një sezon tjetër te Roma. /Telegrafi/