Telegrafi

Zyrtare: Ceballos vazhdon huazimin te Arsenali

Dani Ceballos është bashkuar me Arsenalin si huazim për të dytin vit radhazi nga Real Madrid.

Reprezentuesi 24-vjeçar i Spanjës, bëri përshtypje gjatë sezonit të tij të parë në Londër.

Ai ka bërë 37 paraqitje, ndërsa u kthye në pjesë integrale të Mikel Artetas.

 

Ceballos po ashtu luajti një rol kyç në fitimin e FA Kupës së 14-të.

Dani do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën me numrin 8 në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/