Telegrafi

Zyrtare: Catania transferon Maxi Lopezin

Paraprakisht, Lopez luante në Brazil te skuadra Gremio në formë huazimi, ndërsa skuadra siciliane ka siguruar shërbimet e tij për katër vitet e ardhshme.

Njoftimin e ka për klubi i Catanias me anë të një komunikate zyrtare, ku thuhet se argjentinasi do të qëndrojë te kjo skuadër deri në vitin 2014, ndërsa prezantimi zyrtar i tij do të bëhet të enjten. /Telegrafi/