Telegrafi

Zyrtare: Cassano nënshkruan me Veronan (Foto)

Verona ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me e ish-sulmuesin e Romës, Real Madridit, Milanit, Interi dhe shumë skuadrave tjera,  Antonio Cassano.

Sulmuesi italian bëri më herët testet mjekësore me klubin e Veronas, duke qenë jashtë futbollit për më shumë se 12 muaj pasi ishte larguar nga Sampdoria.

Lexo po ashtu Cassano i kryen testet mjekësore te Verona, klubi e kompleton treshen e njohur në sulm

Megjithatë, teste mjekësore kanë rezultuar me sukses dhe Cassano ka nënshkruar me skuadrën e sapo-inkuadruar në Serie A.

“Hellas Verona njofton se ka përfunduar nënshkrimin me futbollistin Antonio Cassano”, thuhet në deklaratën e faqes zyrtare të klubit.

“Sulmuesi, pas bërjes së testeve mjekësore të tij këtë pasdite, ka lënë Primieron që të bashkohet me kampin e trajnimit para sezonal të klubit Gialloblu”, mbyllet njoftimi i Veronas. /Telegrafi/