Verona ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me e ish-sulmuesin e Romës, Real Madridit, Milanit, Interi dhe shumë skuadrave tjera, Antonio Cassano.
Sulmuesi italian bëri më herët testet mjekësore me klubin e Veronas, duke qenë jashtë futbollit për më shumë se 12 muaj pasi ishte larguar nga Sampdoria.
Megjithatë, teste mjekësore kanë rezultuar me sukses dhe Cassano ka nënshkruar me skuadrën e sapo-inkuadruar në Serie A.
“Hellas Verona njofton se ka përfunduar nënshkrimin me futbollistin Antonio Cassano”, thuhet në deklaratën e faqes zyrtare të klubit.
“Sulmuesi, pas bërjes së testeve mjekësore të tij këtë pasdite, ka lënë Primieron që të bashkohet me kampin e trajnimit para sezonal të klubit Gialloblu”, mbyllet njoftimi i Veronas. /Telegrafi/