Skuadra shqiptare, Skënderbeu nga Korça ka marrë një lajm tejet të rëndë nga qyteti zviceran Lausanne.
Sapo është bërë zyrtar vendimi i CAS-it të Lausannes rreth Skënderbeut për pezullimin e vendimit të UEFA-s për dënimin 10-vjeçar të skuadrës korçare.
CAS ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e UEFA-s duke përjashtuar klubin shqiptar nga ky edicion i Ligës së Kampioneve si dhe një gjobë 1 milionë euro.
Pas konfirmimit nga CAS, Kukësi do të jetë skuadra që do të shkojë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Partizani automatikisht merr pjesë në Ligën e Evropës.
Nga ky moment priten ndryshime të mëdha tek skuadra shqiptare Skënderbeu.
Skënderbeu është skuadra e vetme shqiptare që ka arritur të futet në grupet e Ligës së Evropës. /Telegrafi/