Michael Carrick e ka rinovuar kontratën me klubin e Manchester United.
Mesfushori ka nënshkruar rinovimin 1-vjeçar, pas kërkesës së Jose Mourinhos për ta mbajtur atë në “Old Trafford”.
“Ky klub ka qenë një pjesë e madhe e jetës sime në 10 vitet e fundit, andaj jam shumë i lumtur që kjo kënaqësi do të vazhdojë”.
“Është një rast i madh që të punosh nën urdhrat e Jose Mourinhos, i cili ka një karrierë të jashtëzakonshme”, shtoi Carrick.
Mourinho e vlerësoi Carrickun si një futbollist shumë inteligjent, duke e konsideruar atë si pjesë të rëndësishme të skuadrës së tij për sezonin e ardhshëm.