Telegrafi

Cannavaro largohet nga Guangzhou Evergrande

Fituesi i Kupës së Botës, Fabio Cannavaro thuhet se ka përfunduar marrëveshjen e tij me Guangzhou Evergrande dhe do të largohet nga Kina.

Portali kinez Sohu raporton se ish-reprezentuesi italian u largua nga Guangzhou me pëlqimin e ndërsjellë, pasi klubi propozoi të përfundonte marrëveshjen e tij për të kursyer para.

Kriza financiare që goditi Evergrande thuhet se pati pasoja të forta edhe në Guangzhou, pasi ata i kërkuan ndihmë qeverisë kineze.

Lexo po ashtu Top dhjetë trajnerët më të paguar në botë pas kalimit të Pochettinos te PSG-ja

Klubi rrezikoi të falimentonte për shkak të borxheve të grumbulluara dhe situata financiare bëri që Cannavaro të përfundoj marrëveshjen e tij me klubin.

Trajneri pritej të qëndronte deri në dhjetor të vitit 2022, por do të përshëndesë Kinën pas katër vitesh të kaluar në vendin aziatik.

Ish-fituesi i Topit të Artë pritej të vazhdonte stërvitjen sot, por kthimi u anulua për të kursyer para.

Thuhet se Cannavaro pranoi përfundimin e propozuar të marrëveshjes së tij dhe kapiteni i ekipit, Zheng Zhi, do të marrë drejtimin teknik në një rol lojtar-trajner. /Telegrafi/