Mbrojtësi i njohur italian, Paolo Cannavaro ka lajmëruar pensionimin e tij nga futbolli i luajtur, teksa do të vazhdojë karrierën si ndihmës i vëllait të tij të madh, Fabio, te skuadra kineze, Guangzhou Evergrande.
Cannavaro ka vendosur ta lë futbollin në moshën 36-vjeçare, me pensionimi i tij që do të vijë në ndeshjen e së shtunës që skuadra e tij Sassuolo e zhvillon ndaj Romës.
Megjithatë, Cannavaro do të vazhdoj të jetë afër futbollit pasi do ta ndihmojë vëllain e tij, Fabion, te skuadra kineze, Guangzhou Evergrande.
“Do të jetë një vit i ri dhe një jetë e re”, ka thënë fillimisht Cannavaro në një konferencë për shtyp.
“Kam dashur të lë gjurmë në fushë dhe jashtë saj. Ambicia ime ishte e fortë dhe për këtë falënderoj presidentin Squinzi dhe Carnevali. Ata po më japin një mundësi të mëdha që nuk është e lehtë në mes të sezonit”
“Këtu ka vlera njerëzore dhe alkimi fantastike, të cilat nuk i merrni në klube të tjera. Po largohem nga shtëpia”.
“Do të ndihmoj Fabion në 360 shkallë si një bashkëpunëtor teknik. Do t’i stërvit lojtarët që luajnë më pak gjatë sezonit”, përfundoi mbrojtësi italian.
Ndryshe, Cannavaro filloi karrierën e tij në klubin e vendlindjes, Napoli, para se të shpenzojë shtatë vite midis Parmas dhe Veronas.
Ai u kthye te Napoli në vitin 2006, duke zhvilluar 200 ndeshje dhe pastaj u transferua te Sassuolo ku ndihmoi skuadrën të inkuadrohet në Serie A duke luajtur disa sezone radhazi. /Telegrafi/