Telegrafi

Zyrtare: Canales lojtar i Realit

Mediat spanjolle kanë spekuluar më herët për këtë transferim, mirëpo disa detaje kanë shtyrë nënshkrimin zyrtar të kontratës.

“Real Madridi dhe Racing Santanderi kanë arritur marrëveshje për transferimin e Sergio Canales Madrazo. Kontrata e cila do ta lidhë lojtarin me Real Madridin për gjashtë sezonet e ardhshme, do të vijë në fuqi nga 1 korriku 2010”, shkruan në deklaratën zyrtare të klubit madrilen. /Telegrafi/

Sipas të përditshmes Marca, Reali do të paguajë 5 milionë euro për Canales, ndërsa në sezonin e ardhshëm do ta huazojë sërish te Santander. /Telegrafi/