Lorik Cana ka braktisur radhët e skuadrës franceze të Nantes.
Kapiteni i kombëtares shqiptare ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e skuadrës së ligës elitare franceze pas evropianit “France 2016”.
“Kam kërkuar që pas evropianit të largohem nga Nantes dhe kryesia e klubit e ka miratuar këtë”, tha fillimisht Cana në një konferencë për shtyp, transmeton Telegrafi.
Cana ka zbuluar edhe të ardhmen e tij, i cili ka thënë se karrierën do ta vazhdoj në një skuadër jo evropiane.
“Do të doja ta provoja një eksperiencë jashtë Evropës”, ka thënë Cana.
Kujtojmë se 32-vjeçari u transfeua në skuadrën franceze vitin e kaluar pas një qëndrimi katër vjeçar te ekipi italian i Lazios.
Cana me Nantes përfundojë kampionatin në vendin 14-të të ligë elitare franceze
/Telegrafi/