Klubi i basketbollit, Peja ka nënshkruar me lojtarin amerikan Cameron Rundles.
Rundles, i cili luan në pozitën e organizatorit, është paraqitur në ekipin Montana dhe Wofford.
Karrierën profesionale e ka vazhduar në Evropë, ku në sezonën 2013/14 ishte pjesë e ekipit Jekabpils në Supërligën e Latvisë, e cila luante edhe ne Baltic Basketball League.
Sezonën 2014/15 luajti në Cherkaski Monkeys në Ukrainë për të vazhduar në ekipin hungarez të Falco KC.
Në FIBA Europe Cup ka pasur një mesatare prej 15 pikë, 5 asistime dhe 3 kërcime për ndeshje.
Kujtojmë faktin se KB Peja sonte luan kundër ekipit të njohur turk Gaziantep në ora 19:30. /Telegrafi/