Site icon Telegrafi

Zyrtare: Caktohet vendi ku do të luhet Ukrainë – Kosovë

Tanimë është zyrtare dhe ndeshja Ukrainë – Kosovë nuk do të luhet në shtetin ukrainas.

Deri tek kjo ka ardhur pasi Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe ndeshja do të luhet në një terren neutral.

Pasi Ukraina është konsultuar me FIFA-në, është vendosur që ndeshja të luhet në Poloni.

Është zgjedhur qyteti dytë më i madh polak, Krakova ku do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Ukrainës dhe Kosovës.

Njoftimin e zyrtar e ka dhënë Federata Ukrainase e Futbollit, që javën e ardhshme do të dërgojë një delegacion në Krakovë, për të inspektuar dy stadiumet e qytetit dhe për të zgjedhur njërin prej tyre, por ndërkohë nuk ka sqaruar si do të veprojë për ndeshjen e kthimit, në Kosovë.

Ndeshja mes Ukrinës dhe Kosovës është e tretë në grup, ndërsa para se të ndeshet me Ukrainën, Kosova do të përballet në Shkodër me Kroacinë. /Telegrafi/

Exit mobile version