Site icon Telegrafi

Caktohet orari i ri për ndeshjen Atalanta – Villarreal, zhvillohet të enjten

Ndeshja vendimtare për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, ajo mes Atalantas dhe Villarrealit është vendosur të zhvillohet të enjten në orën 16:30.

Boara e madhe në Bergamo ka bërë që ndeshje që ishte në plan të zhvillohej sonte të shtyhej.

Stafi i fushës ngjyrosi vija të kuqe dhe largoi borën, por bora vazhdoi të binte pa ndal në Bergamo.

Pasi fillimi u shty për 20 minuta, dy kapitenët dhe gjyqtari Anthony Taylor ranë dakord se ishte më mirë që ndeshja të shtyhej për nesër.

Për shkak se zhvillohet Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës, orari i disponueshëm për këtë ndeshje ishte, nesër (e enjte) nga ora 19:00.

Kjo ka acaruar tifozët e Atalantas, pasi shumë prej tyre do të jenë në punë.

Është një ndeshje vendimtare, sepse një fitore do ta dërgonte Atalantën në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve për të tretin vit radhazi./Telegrafi/

Exit mobile version