Telegrafi

Zyrtare: Cagliari liron Allegrin

“Përkundër faktit që Massimiliano Allegri na ka zhgënjyer pas sjelljeve të tij në fund të sezonit, presidenti Massimo Cellino ia shkëputi kontratën pas kërkesës së Milanit. Përkundër lirimit bërë ndaj Milanit, Caglirari nuk ka kërkuar kompenzim. Largimi i Allegrit detyron Cagliarin të kërkojë trajner të ri”, thotë një komunikatë e lëshuar nga faqja zyrtare e skuadrës siciliane.

Allegri pritet që brenda 78 orëve të bëhet edhe zyrtarisht trajner i ri i Milanit. Më herët gjatë ditës zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, i hidhëruar me veprimet e Cagliarit, kishte deklaruar se Milani nuk e ka ndërmend të japë asnjë cent.

“Fundi mund të jetë më 30 qershor. Unë e kam thirrur presidentin e Cagliarit kur ai ishte në ShBA, por ai nuk mu përgjigj. Më besoni se çfarë ju them, Milani nuk do të paguajë asnjë cent të vetëm. Nëse Allegri është i lirë, ai do të bëhet trajneri ynë, nëse jo do të bëhet dikush tjetër”, theksoi Galliani. /Telegrafi/