Telegrafi

Zyrtare: Bylbyl Sokoli ndahet me Ferizajn

Bylbyl Sokoli edhe zyrtarisht nuk do të jetë më trajner i Ferizajt. “Profa” ka ndarë rrugë me klubin ferizajas pas vetëm gjashtë muajsh bashkëpunimi, por duke mos treguar arsyen e kësaj ndarje.

Sokoli nuk është parë në asnjë nga seancat stërvitore që Ferizaj ka zhvilluar që nga nisja e fazës përgatitore javë më parë.

Lajmin për largimin nga Ferizaj e ka konfirmuar vetë Sokoli përmes një letre të hapur.

“Nga sot, me 20.07.2019, nuk do te jem me pjese e KF Ferizaj. Një falënderim, për “Ujqit” e K.F. Ferizaj, për simpatizantët, qytetarët dhe gjithë ata që e përkrahin K.F. Ferizaj, ngado që vijnë, brenda e jashtë Kosovës”.

“Një falënderim për Bordin(Kryesinë) e KF Ferizaj ne krye me Mustafë Grainca”.

“Falënderim për Drejtorin Nadir Haxhimusa, shtabin Teknik, Ndihmës-trajnerët, Fizioterapeutet si dhe Sekretarin e klubit”.

“Falënderim futbollistëve të K.F. Ferizaj për angazhimin e tyre dhe arritjen e synimit për qëndrim në Superligen e Kosovës”.

“Falënderim për një bashkëpunim, të deri-sotëm, duke i dëshiruar suksese të gjithmbarshme e suksese të reja K.F. Ferizaj”, thuhet në letrën e Sokolit.

Kujtojmë që Sokoli mori drejtimin e klubit të Ferizajt në dimrin e këtij viti, teksa kishte arritur ta shpëtonte nga rënia edhe pse ndodhej në zonën e barazhit.

Madje Ferizaj në edicionin e kaluar u rendit në pozitën e pestë. /Telegrafi/