Telegrafi

Zyrtare: Bylbyl Sokoli arrin marrëveshje me Prishtinën

Sokoli thotë se shumë shpejtë do të zyrtarizohet marrëveshja me Prishtinën.

“Parimisht jemi marr vesh me drejtuesit e Prishtinës. Marrëveshja është arritur dhe sa po të kthehet në Kosovë kryetari i Prishtinës, Remzi Ejupi, do ta zyrtarizojmë marrëveshjen e arritur”, ka thënë Sokoli, transmeton Koha.

Ai ka thënë se në Prishtinë do të shkojë që të bëjë punën e tij ashtu siç e ka bërë edhe në klubet tjera.

“Unë shkojë në Prishtinë të bëjë punën time, e jo për t’ia kthyer namin, sepse Prishtina e ka namin e vet. Edhe në Prishtinë sikurse në klubet tjera do të shkojë të bëjë punën time në mënyrë profesionale”, tha ai.

Njeriu që ka fituar gjithë trofetë e mundshëm në vendin tonë, shumë shpejt do të nisë punën tek kryeqytetasit të cilët në sezonin e fundit janë drejtuar nga Suad Keçi. /Telegrafi/