Nuk ka vonuar edhe blerja e parë e Borussia Dortmundit nën drejtimin e trajnerit Peter Bosz.
Klubi gjerman ka transferuar Maximilian Philipp nga Freiburg, ku lojtari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare.
Pozita e tij është sulmues qendror dhe në sezonin 2016/17 ka shënuar nëntë gola në 25 ndeshje dhe ka asistuar tre herë.
Për atë ishin të interesuar edhe Arsenali e Tottenhami.
Në rast se Pierre-Emerick Aubameyang qëndron të BVB, Philipp vështirë se do ketë vendin e titullarit në skuadër. /Telegrafi/