KB Rahoveci nëpërmes një deklarate kanë bërë të ditur se kanë ndërprerë marrëveshjen me trajnerin e tyre, Bujar Loci.
Klubi rahovecian i ka ndarë një mirënjohje trajnerit, të cilin e falënderojnë për arritjet e deri tanishme me klubin.
Loci ishte trajner i KB Rahovecit për një vit e gjysmë, ndërsa ka arritur që klubin ta dërgoj në dy finale, atë të Kupës dhe të Superligës së Kosovës.
Më poshtë është deklarata e plotë e tyre:
“MIRENJOHJE PER TRAJNERIN ME ARRITJE HISTORIKE PER RAHOVECIN
Bujar Loci për 1 vit e gjysmë ka drejtuar skuadrën tonë në një rrugëtim jo të lehtë, deri te arritjet historike të sezonit të kaluar ku zhvilluam dy finale, atë të Kupës dhe Superligës.
Drejtuesit e KB Rahoveci kanë zhvilluar një takim me trajnerin Loci, ndërsa me marrëveshje kanë vendosur qe të mos e vazhdojnë më bashkëpunimin. Bordi, skuadra por edhe i tërë Rahoveci i është falenderues dhe mirënjohës Locit për kontributin dhe gjithçka çfarë ka bërë për basketbollin në vendin tonë. I dëshirojmë suksese Bujar Locit në rrugëtimin e tij të ardhshëm ndërsa momentet me të do të mbesin në analet e historisë për skuadrën tonë. FALIMINDERIT LOCI”. /Telegrafi/