Site icon Telegrafi

Zyrtare: Bujar Idrizi vazhdon me Llapin

Kapiteni i Llapit, Bujar Idrizi, ka vazhduar kontratën me këtë klub edhe për edicionin e ardhshëm.

Mbrojtësi i njohuri tash e katër edicione radhazi mbron ngjyrat e Llapit dhe sot së bashku me presidentin e klubit Beqir Batatinën konfirmuan marrëveshjen e re.

“Marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit u arrit sot në prani të Presidentit, z. Beqir Batatina, i cili i dëshiroj shumë suksese atij në garat evropiane dhe në edicionin vijues të Superligës!”.

“Ky është një hap para drejt vazhdimit të konsolidimit të ekipit në prag të ndeshjeve ndërkombëtare, me kapitenin që do t’i prij ekipit për t’i bërë krenar gjithë tifozët llapjanë!”.

“Bujar Idrizi ka zhvilluar 134 paraqitje me Llapin në të gjitha garat: Superligë, Kupë, Superkupë dhe Conference League dhe ka arritur të realizoj 6 gola e 12 asistime në 11.793′ minuta”, thuhet në njoftimin e klubit.

Llapi po vazhdon punën për përgatitjen e skuadrës për garat evropiane. /Telegrafi/

Exit mobile version