Site icon Telegrafi

Zyrtare: Buffon largohet nga Juventusi pas 17 vitesh

Gianluigi Buffon ka zyrtarizuar largimin e tij nga Juventusi pas përfundimit të këtij sezoni dhe ndihet i lumtur për çdo ditë të kaluar me fanellën e skuadrës italiane.

Portieri italian u transferua nga Parma tek Juventusi në vitin 2001 dhe që nga atëherë plot 656 ndeshje zyrtare.

Buffon gjatë këtyre 17 viteve me fanellën e bardhezinjve ka fituar nëntë herë titullin e Serie A, një herë atë të Serie B, katër herë Kupën e Italisë dhe pesë herë Superkupën e Italisë.

Lexo po ashtu Buffon me rekord personal, 300 ndeshje pa pësuar gol në të gjitha garat

Megjithatë, si çdo fillim ka edhe një fund dhe kështu edhe Buffon ka vendosur të largohet nga Juventusi pas “një jete të tërë” të kaluar me Zonjën e Vjetër.

“Është një ditë shumë emocionuese për mua dhe jam këtu pas një udhëtimi të jashtëzakonshëm dhe të mrekullueshëm, të ndarë me njerëz që kanë pasur shumë kujdes për mua. Për këtë, unë gjithmonë jam përpjekur të bëj çmos”, ka thënë fillimisht Buffon.

“E shtuna do të jetë ndeshja ime e fundit për Juventusin dhe ta përfundoj këtë udhëtim me dy trofe dhe me presidentin dhe të gjithë botën e Bianconerëve nga ana ime, do të jetë shumë e veçantë”.

“Jam krenar që kam luajtur deri më tani në maksimumin e aftësisë sime, me shfaqje që i përshtaten si mua ashtu edhe këtij klubi. Unë e marr këtë vendim në një gjendje të qetë dhe të lumtur, e cila nuk duhet të merret si e mirëpritur për një sportist”.

Buffon së bashku me presidentin Agnelli në konferencën për shtyp (Foto: Juventus/Twitter)

“Nëse ndjehem aq i fortë sa unë në moshën 40-vjeçare, kjo është e gjitha falë Juventusit dhe mentalitetit këtu”.

“Filozofia ime është ndërtuar rreth asaj të klubit dhe do të vazhdoj të jetoj jetën time në atë mënyrë, pasi kjo është e vetmja mënyrë që unë di për të arritur rezultate”, përfundoi portieri italian. /Telegrafi/

Exit mobile version