Drita ka njoftuar se ka ndarë rrugët me Vladica Brdarovskin.
Mbrojtësi i djathtë përfundoi kontratën me klubin gjilanas, duke u larguar pas vetëm një viti.
Ai ishte transferuar nga Vardari i Maqedonisë së Veriut, duke bërë vetëm 17 paraqitje.
Njoftimi i plotë i Dritës (pa ndërhyrje):
Përfundon kontrata me Brdarovskin
Mbrojtësi i djatht Vladica Brdarovski ka përfunduar kontratën me klubin dhe nuk do të jetë më pjesë e klubit.
Brda erdhi një vit më parë nga ekipi i Vardarit të Maqedonisë së Veriut. Lëndimet e mbajtën jashtë fushës për më shumë se dy muaj ku arriti që të paraqitet vetëm në 17 ndeshje kampionale.
Klubi jonë e falënderon Brdarovskin për kontributin e dhënë për klubin dhe profesionalizmin e treguar dhe i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës. /Telegrafi/