Telegrafi

Zyrtare: Branimir Pavic, trajner i Bashkimit

Trajneri kroat, Branimir Pavic do të jetë në krye të KB Bashkimit në sezonin e ardhshëm,

Pavic së fundmi ka qenë pjesë e KB Vëllaznimit nga janari i vitit 2021 që në fund nuk arriti ta sigurojë mbijetesën në Superligë.

Para Vëllaznimit, ai ishte edhe trajneri KB Pejës gjatë vitit 2016.

KB Bashkimi ka bërë zyrtar lajmin në rrjetin e tyre social, Twitter dhe Facebook.

Klubi prizrenas po përgatitet për sezonin e ri. /Telegrafi/