Telegrafi

Zyrtare: Bosz bëhet trajner i BVB-së

Borussia Dortmund ka njoftuar se Peter Bosz është trajneri i ri i skuadrës së parë.

Klubi nga Bundesliga ka nënshkruar me holandezin nga Ajaxi.

Bosz do të zëvendësojë Thomas Tuchel, i cili u shkarkua pas triumfit në DFB-Pokal.

Bosz ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa prezantimi i tij do bëhet sot (e martë)  më vonë. /Telegrafi/