Telegrafi

Zyrtare: Borea me dy basketbollistë të huaj

Klubet basketbollistike të Kosovës po vazhdojnë të përforcohen edhe për sezonën pranverore.

Klubi pejan i Boreas ka siguruar edhe shërbimet e dy basketbollistëve të huaj, të cilët shumë shpejt do të debutojnë në ligën elitare kosovare.

Borea ka paraqitur për regjistrim lojtarin amerikan Charles Carter. Ky i fundit është paraqitur më parë te ekipi shkupjan i MZT Shkup.

Gjithashtu skuadra kuqebardhë ka transferuar edhe basketbollistin kanadez, Brandon Bilbija.

Ky i fundit, sezonin e kaluar ka veshur fanellën e ekipit spanjoll, Cartagenas.

Theksojmë se lojtarët e  lartëpermendur mund të paraqiten për ekipin pas plotësimit të kritereve në bazë të Rregullores mbi regjistrimin e lojtarëve në Federatën e Basketbollit të Kosovës. /Telegrafi/