Klubet basketbollistike të Kosovës po vazhdojnë të përforcohen edhe për sezonën pranverore.
Klubi pejan i Boreas ka siguruar edhe shërbimet e dy basketbollistëve të huaj, të cilët shumë shpejt do të debutojnë në ligën elitare kosovare.
Borea ka paraqitur për regjistrim lojtarin amerikan Charles Carter. Ky i fundit është paraqitur më parë te ekipi shkupjan i MZT Shkup.
Gjithashtu skuadra kuqebardhë ka transferuar edhe basketbollistin kanadez, Brandon Bilbija.
Ky i fundit, sezonin e kaluar ka veshur fanellën e ekipit spanjoll, Cartagenas.
Theksojmë se lojtarët e lartëpermendur mund të paraqiten për ekipin pas plotësimit të kritereve në bazë të Rregullores mbi regjistrimin e lojtarëve në Federatën e Basketbollit të Kosovës. /Telegrafi/