Telegrafi

Zyrtare: Bonucci rinovon me Juventusin

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, ka rinovuar kontratën me klubin italian.

Italiani do të jetë pjesë e Zonjës së Vjetër deri në vitin 2021.

“Kam rinovuar deri në fund të 2021! Zgjodha vendin ku u bëra i madh me më të mëdhenjtë. Kam vetëm një objektiv, të vazhdoj të fitoj!”, ka shkruar Bonucci.

Raportohet se Rroga e tij është 4.5 milionë euro në vit, plus bonuset.

Për 29-vjeçarin gjatë verës kishin shfaqur interesim Chelsea dhe Manchester City. /Telegrafi/