Site icon Telegrafi

Zyrtare: Boksi kosovar pranohet ndërkombëtarisht

Pas pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) në Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Kosova zyrtarisht është pranuar më drejta të plota edhe në Federatën Ndërkombëtare të Boksit (AIBA).

Bashkë me Kosovën në Federatën Ndërkombëtare të Boksit janë pranuar edhe India e Mikronezia, kurse Malta nuk është pranuar.

Vendimi është marrë në orët e para të mëngjesit të së premtes sipas kohës sonë në Korenë Jugore ku po zhvillohet kongresi i AIBA dhe ku marrin pjesë edhe kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës (FBoxK), Ramadan Selimi bashkë me presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasanin.

Lajmin e pranimit e Kosovës në AIBA e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i FBoxK-së, Latif Demolli.

“FBK është pranuar më drejta të plota në AIBA. FBoxK është federata e 195-të e AIBA-së”, ka thënë Demolli në orët e para të mëngjesit të ditës së sotëm.

Ndërkohë, edhe Ministri i Sportiti, Memli Krasniqi, ka shprehur gëzimin e tij me anë të një statusi në rrjetet sociale.

“Një tjetër hap i rëndësishëm. Federata e Boksit e Kosovës është bërë anëtare e plotë e AIBA-s. Faleminderit President Wu dhe shumë fat boksierëve tanë”, ka shkruar ai./Telegrafi/

Exit mobile version